Forcat egjiptiane të policisë janë përleshur në Kajro me protestuesit e Vëllazërisë
Myslimane, ku si pasojë një civil ka vdekur.
Ditën e mërkurë kësaj lëvizje islamiste i'u ndalua funksionimi nga qeveria në Egjipt, pasi u kategorizua në grupin e organizatave terroriste.
Policia ka përdorur gaz lotsjellës gjatë ditës së premte mbi studentët që protestonin duke kënduar dhe brohoritur kundër ushtrisë, në Universitetin Al-Azhar të
Kajros.
Përleshje mes protestuesve dhe policisë janë raportuar edhe në dy qarqe të tjera të
Kajros.
Kurse viktima e vrarë gjatë përleshjeve me policinë, është raportuar të ketë ndodhur në qytetin Samalut të krahinës Minya, që gjendet në jug të
Kajros.
Ministria e Punëve të Brendshme të Egjiptit lajmëroi se 147 njerëz janë arrestuar gjatë protestave të mbështetësve të Vëllazërisë
Myslimane.
Kjo lëvizje, të cilës i takon edhe presidenti i përmbysur i shtetit Muhammad
Morsi, ka lajmëruar për protesta të reja kundër vendimit qeveritar që ia ka ndaluar funksionimin.
Egjipti ka qenë arenë e trazirave të mëdha që pas rrëzimit të Presidentit
Morsi, ndërsa një vale e sulmeve i janë atribuar militantëve islamik. /albeu.com/
Shtuar më 27/12/2013,
ora 18:10