Një i vdekur dhe shumë të plagosur, policia holandeze urdhëron banorët të mbyllin dyert
Një sulm me armë ka tronditur sot qytetin Utrecth të Holandës. Një person i armatosur ka shtënë me armë në drejtim të një tramvaji të mbushur me njerëz duke plagosur shumë persona. Si pasojë e këtij sulmi ka vdekur një person dhe u plagosën shtatë të tjerë.

Ndërkaq mësohet se policia është shprehur se është një sulm i mundshëm terrosist.

Kurse kryeministri holandez Rutte ka thirrur mbledhje urgjente të Qeverisë.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe helikopteri i cili po transporton të plagosurit. Mësohet se agresori ende nuk është kapur. Policia ka bërë thirrje që banorët të mbyllin dyert e shtëpive pasi mund të sulmohen nga agresori.

Sulmet terroriste ndaj turmave të njerëzve tashmë janë një makth për botën. Vetëm para pak ditësh një ekstremist ka vrarë 50 besimtarë myslimanë në Zelandën e re./albeu.com/
Shtuar më 18/03/2019, ora 13:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori