Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë janë
plagosur gjatë një sulmi kundër protestës së qindra mbështetësve të presidentit të përmbysur të Egjiptit Mohamed
Morsi, në afërsi të Universiteteit të
Kajros të martën në mëngjes, lajmëron televizioni shtetëror.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shuar dhunën, ndërsa dhjetëra makina janë shkatërruar në këtë zonë. Sipas medieve
lokale, mbështetësit e
Morsi janë përplasur me banorët lokalë, shitësit në rrugë, dhe kalimtarë të rastit pranë
kampusit kryesor të Universitetit të
Kajros.
Sipas dëshmitarëve, gjatë përleshjeve janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Në përleshjet e së hënës në afërsi të sheshit "Tahrir" një person është vrarë dhe mbi 20 janë
plagosur. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2013,
ora 11:36