Një i ri tentoi të dhunojë nënën e shokut gjatë një feste
Një i ri 18 vjeçar është akuzuar se ka tentuar të e dhunoj nënën e shokut të tij pas një feste në shtëpi. Gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në Arlington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat lokale kanë informuar se zonja është zgjuar nga gjumi në ora 2:30 të mëngjesit pasi që shoku i djalit të saj ka prekur derën e dhomës së saj.

I riu që ka tentuar të e abuzoj nenën e shokut dhe e ka emrin Jordan Corter.

Sipas padisë kur të gjithë po flinin ai ka tentuar të shfrytëzonte rastin. “Jordan ka hyrë me forcë në dhomë dhe e ka mbyllur derën, pastaj më ka shtyrë në shtrat dhe m`i ka larguar pantallonat e shkurta” u ka treguar e dëmtuara autoriteteve.

Në deklaratë vetë Carter e ka pranuar fajësinë si dhe tha se “kjo nuk duhet të më falet”. Gruaja kishte arritur ta largonte atë dhe të kapte një armë në dorën e saj duke ia drejtuar atij.” Më pas ai ka dalë nga dhoma me vrap” ka thënë ajo.

Corter është arrestuar, ai është akuzuar për agresion seksual dhe tentim dhunimi, por gjykatësja i ka dhënë atij lirimin me kusht dhe i akuzuari është liruar.
Shtuar më 10/06/2018, ora 19:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori