Një burrë udhëtoi plotë 2200 milje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të
shpëtuar shikimin e një viçi të
vogël.
28-vjeçari Dan McKernan shpëtoi vicin 6-muajsh duke e blerë atë në një fermë në muajin nëntor të vitit 2017, por menjëherë vuri re se kafsha kishte një problem me sytë. Për t’i dhënë edhe një
mundësi vicit të
vogël për të
jetuar, djali e çoi në një mjek veteriner në Michigan, i cili i tha se kafsha ishte i verbër nga njëri sy.
Për të bërë një jetë normale, viçi duhej të operohej dhe të
bënte një trajtim të retinës. Dan nisi të
bënte kërkimet e tij, deri sa zbuloi Dr. Allison Hoffman, një punonjëse e zonja, e cila kishte
shpëtuar shumë jetë kafshësh.
“Doja t’i jepja Mike një
mundësi për të
jetuar. Kështu do të bëja edhe me ndonjë kafshë shtëpiake, me macen apo me qenin. Vendosa ta çoja atë tek kirurgia dhe të
bënte operacionin. Ishte 2200 milje larg, por ne bëmë një shëtitje dhe çdo gjë shkoi mirë, fatmirësisht”, – shprehet Dan.
Shtuar më 31/03/2018,
ora 14:25