Një hap larg vdekjes! Nëna zbulon nga fotot se në çfarë rreziku ishin fëmijët e saj (FOTO LAJM)

Motër dhe vëlla ishin duke bërë një shëtitje në pyll pranë Victorias teksa nëna e tyre i bën një foto nga mbrapa për të fiksuar këtë moment.

Por, teksa ka parë fotot pas shëtitjes, nëna ka vërejtur se një moment fëmijet e saj kanë qenë një hap pranë vdekjes pasi tek këmbët gjendej një prej gjarpërinjve më helmues të zonës, raporton Albeu.com.

Bëhet fjalë për "gjaprin kaf të lindjes", i cili është përgjegjës për 41% të vdekjeve prej kafshimit të gjarpërinjve në Australi dhe shkakton arrest kardiak vetëm pak minuta pasi ka futur helmin në trupin e viktimës.

Për fat të mirë fëmijët janë mirë, megjithatë ky është një tjetër sinjal alarmi se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kurdorherë. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2019, ora 12:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori