Një hap i ri në marrëdhëniet Arabi Saudite-Iran?!
Riadi ka rënë dakord të lëshojë një vizë për një diplomat iranian, i cili do të drejtojë një zyrë që përfaqëson interesat e Iranit në Arabinë Saudite, tha agjencia iraniane e lajmeve IRNA, duke cituar burime diplomatike.

"Një burim diplomatik i informuar tha të dielën se Arabia Saudite kishte rënë dakord të japë një vizë për një drejtues... të seksionit të interesave të Iranit," tha IRNA. "Vëzhguesit e panë këtë ... si një hap pozitiv diplomatik në marrëdhëniet Teheran-Riad."

Zyra pritet të krijohet brenda Ambasadës Zvicerane në Mbretëri në përputhje me një marrëveshje të nënshkruar në 2017. Dy rivalët e Lindjes së Mesme shkëputën lidhjet diplomatike në 2016.
Shtuar më 05/08/2018, ora 19:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori