Një grua nacionaliste emërohet ministre e mbrojtjes në Japoni
Pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e fundit për senatorët, kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka ripërtërirë sot qeverinë e tij.

Ai ka ruajtur një pjesë të mirë të kabinetit, por në krye të Ministrisë së Mbrojtjes ka emëruar një grua nacionaliste.

Kjo është hera e dytë që një grua merr një funksion të tillë në Japoni.

E ardhur në pushtet në fund të vitit 2012, Partia Liberale Demokrate (PLD) e Abe-së, ka fituar të gjitha zgjedhjet kryesore dhe ka vendosur një linjë të djathtë që e mban dhe e përforcon në çdo ripërtëritje të qeverisë. /albeu.com/

Shtuar më 03/08/2016, ora 15:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori