Një furgon godet avionin e Merkel
Një fanse e Angela Merkel kërceu nga furgoni isaj që të bënte një foto me kancelaren gjermane. Mirëpo ajo harroi të vendoste frenat e parkimit dhe në këtë mëynrë vetura u aksidentua me hundën e aeroplanit në pistën e aeroportit të Dortmundit.

Shoferja, që është një punonjëse e aeroportit, u entuziazmua kur pa aeroplanin zyrtar të kacelares. Merkel u detyrua që të kthehet në Berlin me helikopter deri sa po inspektoheshin dëmet në aeroplan.

Ka pasur një numër të incidenteve që kanë të bëjnë me aeroplanët e qeverisë gjermane, gjë që ka bërë të ketë një mungesë të tyre, raporton BBC.
Shtuar më 14/05/2019, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori