Një ditë pas vullkanit, Zelanda e Re goditet nga tërmeti i fuqishëm
Një ditë pas shpërthimitvullkanit, Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet i fuqishëm. Lëkundjet sizmike kanë qenë me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte 25 kilometra në jug të Gisborne, por u ndje në të gjithë vendin.

Megjithatë, institucionet sizmologjike në vend thonë se tërmeti nuk ka lidhje me shpërthimin e vullkanit një ditë më parë.

Vullkani shpërtheu në Ishullin e Bardhë duke lënë të vdekur 6 persona, ndërsa disa të tjerë raportohen të zhdukur. Shumë turistë ndodheshin në ishull në momentin e shpërthimitvullkanit.

Shtuar më 11/12/2019, ora 08:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori