Boris Johnson merr postin: Theresa May ishte viktimë e krizës Brexit
Një Boris Johnson dinamik dhe i përkushtuar ishte ai që u prezantua para kamerave për fjalimin e parë zyrtar.

ligjërimi i Kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe, u karakterizua nga retorika dhe premtimet, të cilat shpesh mbështeteshin në krenarinë kombëtare.

Johnson e nisi fjalën e tij duke thënë se Theresa May ishte viktimë e krizës Brexit.

“I përulem fuqisë së mendjes dhe durimit të atyre që më paraprian në ndjeshmërinë time të thellë për ti shërbyer publikut. Përkundër të gjitha përpjekjeve, tani është e qartë se brenda dhe jashtë vendit ka pesimiste të cilët pas tre vjet pavendosmërie, mendojnë se ky vend është ende i burgosur me argumentet e vjetra të vitit 2016. Sot jam këtu për t'i treguar popullit britanik se ata që na kritikojnë kanë gabuar ".

Pasi preku tema të tilla si arsimi, investimet, punësimi dhe infrastruktura, qiramarrësi i ri i shtëpisë me numër dhjetë në Downing Street hapi dosjen Brexit.

"Do të bëjmë një marrëveshje të re, një marrëveshje më të mirë që do të maksimizojë mundësitë e Brexit dhe do të na lejojë të zhvillojmë një partneritet të ri me Evropën, bazuar në tregtinë e lirë dhe mbështetjen reciproke".

Para se të arrinte në Downing Street, udhëheqësi i ri i konservatorëve ishte autorizuar për të formuar një ekip qeveritar nga Mbretëresha Elizabeth, e cila kishte takuar më parë me kryeministren në largim Theresa May.

Kryeministri i ri britanik, mes kritikave dhe shpresave, prej sot ka 99 ditë për ti shfrytëzuar që të ketë sukses në mision e tij Brexit.


Shtuar më 25/07/2019, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori