Një "bishë"e re në rrugë, kamera spiune zbulon parametrat e BMW M2 CS (VIDEO)
Një video e re spiune nga revista gjermane “Sport auto” ka arritur që të filmojë produktin final të BMW M2 CS teksa bënte një provë në pistën e rrugës Hockenheim.

Edhe pse në mënyrë të kamufluar, në klip duket në mënyrë perfekte se pritja për këtë prodhim të përmirësuar ia vlen raporton albeu.com.

BMW M2 CS do të zbulohet zyrtarisht në Motor Show në Los Angeles në Nëntor. Sipas një dokumenti, M2 Cs ka një motor prej gjashtë cilindrash.

E gjithë veshja e jashtme e makinës do të jetë me fibra karboni dhe kjo makinë do të rrijë deri në 444 kuaj fuqi.

Edhe pse shumë nga detajet akoma nuk janë zbuluar, nga videoja kuptohet që edhe në pamje M2 CS ka një pamje më luksoze dhe veshje më të kujdesur për të bërë diiferencën me BMW M2.

Për me tepër mund të ndiqni videon. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2019, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori