Një belge 13-vjeçe rekrutohet nga ISIS (FOTO VIDEO)
Pëlqej
Në mesin e ISIS mësohet të jenë përfshirë edhe disa të rinj nga Evropa.

Në organizatën terroriste që po vepron në disa shtete në Lindjen e Mesme, është edhe një vajzë vetëm 13-vjeçe nga Belgjika.

Younes Abaaound mendohet të jetë nisur nga Brukeli në muajin janar, bashkë me vëllain e saj 27 –vjeçar.

Ajo konsiderohet si më e vogla mes të rinjve që kanë lënë Europën dhe i janë bashkuar organizatës famëkeqe.

Sipas babait të saj, një tregtar me origjinë nga Maroku, 13 –vjeçares mund t’i jetë bërë “lavazh truri” nga vëllai i saj.

Nuk dihet nëse vajza është përfshirë në luftime, por se në rrjetet sociale po qarkullon një foto e vajzës me automatik në dorë. /albeu.com/
Një belge 13-vjeçe rekrutohet nga ISIS

Shtuar më 24/08/2014, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori