Një vit nga vdekja e Alanit të vogël/ Çfarë ka ndryshuar?

Në qoftë se do ishte gjallë sot, Alan Kurdi do të ishte 4 vjeç.

Një vit mbas vdekjes së tij, udhëtimi i të voglit me bluze të kuqe nëpër Mesdhe vazhdon të bëhet nga mijëra e mijëra fëmijë të tjerë të mbetur në mes konfliktit.

Për ata që janë me fat të mbijetojnë udhëtimin në mes të ujërave të Mesdheut zakonisht Greqia shërben si shtëpi e përkohshme.

Por, të tjerët si Alan, nuk shkelin kurrë ne tokën Evropiane.

Babai i Alan Kurdit i bën thirrje Evropës të mbajë dyert hapur për emigrantët.

Abdullah Kurdi i tha BBC-së se ai shpreson se liderët do të ndalojnë luftën në Siri.

Fotoja e trupit të pajetë të Alan në brigjet turke preku gjithë botën duke kthyer vëmendjen tek kriza e refugjatëve.

Edhe i vëllai Galib dhe nëna e tij u mbytën në anijen që mbyt teksa po vijonte udhëtimin drejt brigjeve të ishullit Kos.

Abdullah Kurdi mbijetoi dhe ai tani jeton në veri të Irakut. Ai i tha gazetares së BBC-së Fergal Keane se mendon për djalin e tij çdo ditë, por një vjetori i vdekjes së tyre, 2 shtator është shumë i vështirë.

“Çdo ditë mendoj për ta. Më duket sikur vijnë tek unë dhe flenë me mua dhe kjo më trishton sërish” thotë ai.

“Në fillim bota ishte e paduruar për të ndihmuar refugjatët, por kjo nuk zgjati as një muaj. Situata u përkeqësua dhe lufta ka përshkallëzuar dhe shumë njerëz po largohen. Shpresoj që liderët të ndalin këtë luftë dhe njerëzit ti kthehen jetës së tyre normale” thotë Kurdi. /albeu.com/


Shtuar më 02/09/2016, ora 17:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori