Një burrë në Zvicër ka abuzuar seksualisht me 80 djem nën moshë
Një person nga Zvicra është akuzuar nga autoritetet se ka abuzuar me më shumë se 80 djem, disa prej të cilëve nën moshë.

Burri nga komuna Bulle në kantonin Fribourg “dyshohet se ka abuzuar seksualisht me më shumë se 80 djem nga Tajlanda, me disa prej të cilëve disa vite, duke rekrutuar fëmijë për të bërë foto pornografike”, thanë autoritetet në Fribourg.

Ai dyshohet gjithashtu se ka sulmuar seksualisht disa prej fëmijëve, si dhe i ka shtyrë ata drejt prostitucionit.

“Disa prej fëmijëve të abuzuar ishin 9 apo 10 vjeç, shumica prej tyre ishin adoleshentë”, ka thënë të premten prokurori Yvonne Gendre, informon Ora News.

I akuzuari ka lënë Zvicrën në vitin 1991 për të shkuar në Tajlandë, por u kthye në Zvicër në nëntor të vitit 2014./albeu.com/
Shtuar më 11/03/2017, ora 22:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori