Nissin hetimet formale per varrezen masive ne Serbi
Albeu.com
Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi ka urdhëruar nisjen e procedurave ligjore për zhvarrosjen e trupave të pajetë nga varreza masive në Rudnicë, afër Rashkës, ku besohet të jenë varrosur trupat e 250 shqiptarëve nga Kosova.
Zyra serbe e Prokurorisë njoftoi se i ka kërkuar Gjykatës për Krime të Luftës të hapë hetime për varrezën, e cila u zbulua këtë muaj, afër kufirit me Kosovën, transmeton AP.

Hetimet në terren do të pasohen nga ekshumimet, autopsitë dhe identifikimi i viktimave. Prokurorët serbë thonë se varreza masive mund të ketë rreth 250 trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 - 1999.
Shtuar më 18/05/2010, ora 16:40
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori