Nisin hetimet në Gjermani ndaj protestave kundër emigrantëve
Gjermania po heton se kush e zbuloi një urdhërarrest për një të dyshuar irakian, për një rast të therjes me thikë, që nxiti protesta të dhunshme të grupeveekstremit të djathtë.

Mijëra njerëz kanë protestuar të dielën në qytetin lindor Çemnic, pas rastit fatal.

Zbulimi i paautorizuar i urdhërarrestit ka rritur shqetësimet për lidhje të mundshme midis policisë dhe grupeve anti-migrante.

Protesta të reja në Çemnic priten sot, ndërsa autoritetet lokale kërkuan ndihmë nga policia federale.

Policia ka hapur po ashtu dhjetë raste kundër protestuesve të ekstremit të djathtë, të cilët kanë bërë përshëndetjen e Hitlerit gjatë ditës së parë të trazirave.

Çemnic është në një rajon ku partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, dhe lëvizja anti-migrante Pegida janë veçanërisht të forta.

Gjermania, në vitin 2015, ka pranuar mbi një milion migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme.

Rrjedhja e urdhërarrestit në ueb-faqet e ekstremit të djathtë është shumë e pazakontë në Gjermani, vendin që ka rregulla strikte për procedurat gjyqësore.


Shtuar më 30/08/2018, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori