Nisin diskutimet për pranimin e Bosnje Hercegovinës në NATO
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Sarajevë, ku do të flasë lidhur me rrugën e Bosnje Hercegovinës drejt NATO-s.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Bosnjë Hercegovinës, Stoltenberg pritet të takohet me kryesuesin e presidencës Mlladen Ivaniç, me kryeministrin Denis Zvizdiç, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi, si dhe pritet të mbajë një fjalim në ë Shtëpinë e Armatës në Sarajevë.

Në vitin 2006, Bosnjë Hercegovina është pranuar në programin e NATO-s, dhe ishte e angazhuar në dialog me aleancën për pranim që në vitin 2008. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 11:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori