Nisin bisedimet për “Brexit”
Pëlqej
Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian u zotuan për fillimin e punës me seriozitet, pas takimit të sotëm që nisi zyrtarisht bisedimet për largimin e Britanisë nga BE-ja.

Takimet do të mbahen për katër ditë në mes të Sekretarit britanik për “Brexit”, David Davis dhe përfaqësuesit nga BE-ja, Michel Barnier.
“Tani është koha t’i qasemi seriozisht punës për të arritur negociata të suksesshme”, u ka thënë Davis gazetarëve.

“Për ne është jashtëzkonisht e rëndësishme të arrijmë përparim, të identifikojmë dallimet tona dhe të punojmë se si të përballemi me to”, ka shtuar ai.

Barnier në anën tjetër, ka thënë se dy palët duhet “të shohin fillimisht pozicionin e tyre aktuale dhe më pas të punojnë drejt zhvillimit të mëtutjeshëm”.

Njëra nga çështjet më me rëndësi që do të diskutohet këto ditë, është edhe çmimi që do të paguajë Britania e Madhe për dalje nga BE-ja. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2017, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori