Nis zbatimi i planit të Annan
Sot është dita kur pritet të hyjë në fuqi plani i të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe për situatën në Siri, Kofi Annan. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov njoftoi se ushtria siriane do të fillojë tërheqjen e saj për të respektuar planin.

Ndërsa aktivistët kanë raportuar për të shtëna në Homs dhe në zona të tjera. Lavrov ka thënë gjithashtu se në vend që të fajësojnë Rusinë dhe Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët, duhet të përpiqen të gjejnë mënyrat se si të nxisin autoritetet siriane dhe opozitën, të mos luftojnë njëra tjetrën, për t`i dhënë fund gjakderdhjes, tha Lavrov në Moskë. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2012, ora 16:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori