Nis shpërndarja e ndihmave në zonat e thella pas tërmetit në Nepal
Pas tërmetit të fuqishëm të së shtunës në Nepal, tashmë ka nisur shpërndarja e ndihmave në zonat e thella. Për shkak të terrenit, edhe më e pamundur bëhet shpërndarja e ndihmave, ndërsa ekipet janë në gadishmëri.

Zyrtarët thonë se shpërndarja e ndihmave në fshatra të caktuara është shumë e vështirë. Në lidhje me këtë çështje, zëdhënësi i Ushtrisë së Nepalit, Jagdish Chandra Pokherel ka thënë se: “Terreni është i pamundur në disa zona të thella dhe duhet shumë kohë të arrish atje.

Nuk mund të ndihmojmë njerëzit pa qenë atje fizikisht. Trupat tona po bëjnë maksimumin”. Nepali do të mbajë 3 ditë zi kombëtare për viktimat. /albeu.com/

Shtuar më 29/04/2015, ora 10:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori