Nis një tjetër luftë, ushtritë e Armenisë dhe Azerbajxhanit hapin zjarr (VIDEO)
Luftime të ashpra në rajonin Nagorni-Karabah, brenda Azerbajxhanit.

Ushtria e Armenisë i ka akuzuar forcat e Azerbajxhanit se kanë lançuar ofensivë madhore, me tanke, artileri të rëndë dhe helikopterë luftarakë.

Ndërkohë Ushtria e Azerbajxhanit në reagimin e saj thotë se, forcat e vijës së parë të saj ishin “sulmuar nga zjarri intensiv” gjatë natës dhe se është dashur të ndërmerren “masa urgjente” nga ushtria.

Rajoni i Nagorno-Karabah-ut shtrihet brenda Azerbajxhanit, por është nën kontroll të armenëve etnikë.

Ministria e mbrojtjes e Armenisë tha se, ka “viktima në të dy anët” ndërsa duket se luftimet po vazhdojnë.

Ky konflikt ka nisur në vitet e shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa përpjekjet për arritjen e zgjidhjes së përhershme kanë dështuar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për dhënien fund të luftimeve, shkruan BBC. /albeu.com/

Shtuar më 02/04/2016, ora 17:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori