Nis në Vatikan koncerti madhështor për shenjtërimin e Nënë Terezës (VIDEO)
Ka nisur koncerti madhështor kushtuar Nënë Terezës që mbahet në “Basilica di San Paolo Fuori le mura”, në Vatikan, ku po interpretojnë artistët shqiptarë më të njohur në mbarë botën.

Në koncert do të dëgjohet edhe himni i Nënë Terezës “Valsi Hyjnor” me muzikë të Lorenc Antonit e me vargjet e poezisë “Lamtumirë” të shkruar nga Nënë Tereza gjatë udhëtimit të saj nga Irlanda në Kalkutë.

Himni do të këndohet nga soprano Inva Mula e shoqëruar nga Filarmonia dhe kori i Kosovës me orkestrantë nga Shqipëria e Maqedonia.

Pjesëmarrës në këtë aktivitetet do të jenë emra të njohur të muzikës botërore si këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora, sopranot e famshme, Inva Mula, Ermonela Jaho etj.

Ndërkohë, Këngëtarja Rita Ora do të këndojë së bashku me tenorin Saimir Pirgu këngën “What Child is This”. Nga ana tjetër, këngëtarja Ermonela Jaho do të këndojë himin “Panis Angelicus” (Bukë për engjëjt), një liturgji e shkruar nga Shën Tomazo d’Aquino. /albeu.com/
Nis ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës

Shtuar më 03/09/2016, ora 20:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori