Nis konferenca mbi ndryshimet klimatike
Delegacionet nga mbarë bota kanë hapur bisedimet rreth ndryshimeve klimatike, në Varshavë të Polonisë.

Konferenca e cila mbahet nën umbrellën e Konventës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike, synon të arrijë një qëndrim të ri mes shteteve për përcaktimin e normave rreth emetimit të gazërave, që shkaktojnë ngrohjen globale dhe ndryshimet e klimës.

Duke iu referuar dështimeve të vazhdueshme të viteve të kaluara, nuk ka shpresë që një marrëveshje eventuale të arrihet para vitit 2015.

Debati për ndryshimet klimatike ka dy dekada që zhvillohet rreth përçarjeve mes shteteve të varfëra dhe atyre të pasura. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2013, ora 12:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori