Nis gjyqi i 100 vjecarit ne Turqi
Albeu.com
I cilësuar si “gjyqi i 100 vjeçarit”, ka nisur sot në Stamboll gjykimi i 46 të arrestuarve ku do të dëgjohen edhe dëshmitë e mëse 86 personave.Të arrestuarit janë emra të njohur nga politika, ushtria, media etj, dhe akuzohen për përpjekje për grusht shteti nën emrin e të ashtuquajturës organizatë terroriste “ERGENOKON”.

Në një sallë gjykimi të përgatitur posaçërisht për këtë gjykim, është parë që në orët e para të paradites është dërguar atje Kryetari i Partisë së Punës, Doğu Perinçek, Presidenti dhe Drejtori i Përgjithshëm i gazetës Republika (Cumhuriyet), Ilhan Selçuk dhe ish rektori i Universitetit të Stambollit, Kemal Alemdaroglu.

Gjithçka rreth kësaj çështjeje ka nisur në mesnatën e 12 qershorit kur në një banesë në një zonë periferike të Stambollit janë sekuestruar 27 bomba dore. Pas hetimeve të nisura, opinioni turk u përballë me të dhëna të frikshme. Pas tyre, fshihej një organizatë e tërë me emra mjaft të njohur nga fusha të ndryshme e që synonte nxitjen e kaosit në vend përmes protestave masive, atentateve ndaj krerëve të shtetit, ngjalljen e ndjenjës së krizës ekonomike në popull etj. Gjithçka do të organizohej nën organizatën terroriste të quajtur “ERGENEKON”. Drejtuesit e kësaj të fundit, tashmë akuzohen për armëmbajtje pa leje, drejtim organizate të paligjshme e me karakter terrorist, përpjekje për grusht shtet, fshehje dokumentash më rëndësi shtetërore, vrasje dhe tentime për një akt të tillë, anëtarë të organizatës terroriste etj.

Si fillim i planit të tyre, synohej organizimi brenda një dite në të njëjtën kohë i protestave masive në 40 qytete të ndryshme të vendit. Gjatë kësaj situate, drejtuesit do të përfitonin për të nxitur gjendjen e kaosit në vend. Në të njëjtën kohë, ishin përcaktuar edhe snajperët që do të qëllonin ndaj presidentit Abdullah Gyl, Kryeministrit, Rexhep Tajip Erdogan dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave Ushtarake turke, Gjenerel Yashar Byjykanët. Persona të tjerë do të qëllonin në popull me thirrjet “Allahu Ekber” duke ju faturuar këto krime myslimanëve.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Ankarasë, Sinan Ajgyn, pjesë e grupit drejtues të ERGENEKON, do të dilte në deklarata të njëpasnjëshme për shtyp duke deklaruar kriza ekonomike, gjë kjo që do të ndihmonte në planin e organizatës. Veprimet do të mbështeteshin nga mediat pro organizatës e veçanërisht gazeta Republika, pronari i së cilës ishte një nga drejtuesit e ERGENEKON.

Një tjetër pjesë e planit, ishte edhe vrasja e njërit nga klerikët ortodoksë në Stamboll ku zëdhënësja e Kishës Ortodokse, edhe kjo anëtare e grupit drejtues të organizatës terroriste, do të nxiste qarqe të caktuara për kundërveprime.

PKK, nën drejtimin e ERGENEKON

Më e çuditshmja është se ERGENEKON ka nën drejtim të saj PKK-në kurde e cila i ka shkaktuar humbjen e mëse 30 mijë ushtarëve, mësuesve, grave dhe fëmijëve Turqisë. Në krye të saj mendohet të jetë Kryetari i Partisë së Punës, Doğu Perinçek. Pas të dhënave të grumbulluara nga grupi hetimor, rezulton se emri i tij është në grupin organizator të PKK-së. Të gjitha veprimet e PKK-së kanë qenë nën urdhrat e tij.

Një tjetër emër që merr pjesë në listën e organizatorëve të PKK-së, është ai i gjeneralit të ushtrisë turke, Xhejhan karagjoz, i cili për herë të parë merr pjesë në mbledhjen e drejtuesve të organizatës terroriste, më 12 Dhjetor 1994.

Ndërkohë, autoritetet pretendojnë se ERKENEKON ka themeluar edhe Hizbullahun. Me urdhrat e tyre mendohet të jenë bërë edhe shumë atentate si ai i gazetarit armen, Hrant Dink etj. (start)
Shtuar më 20/10/2008, ora 22:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori