Nipi i dy ish-presidentëve: George Bush mund të votojë Klintonin
Në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve, nipi i ish-presidentit George W. Bush deklaroi se xhaxhai i tij nu do të votojë një republikan në garën për Shtëpinë e Bardhë.

George P. Bush i bëri këto komente teksa fliste përpara një mitingu të vogël me republikanët në San Marcos të Teksasit.

I pyetur më vonë për të sqaruar komentet e tij, George P. Bush tha se ai thjesht po "spekulonte" dhe se nuk mund të thoshte me siguri sesi do të votonin xhaxhai dhe gjyshi i tij.

Në shtator, ishte "Politico" që raportoi se George H. W. Bush po planifikonte të votonte Klintonin, duke iu referuar një tjetër zëri familjar, Kathleen Kennedy Toënsend, vajzës së të ndjerit Robert F. Kennedy.

Trump, i cili gjatë rrugës për të siguruar nominimin e republikanëve sfidoi dhe mposhti edhe Jeb Bushin tha për Klintonin: "Këtu ishte një grua, bëri një fjalim 5 minutësh, shkoi në shtëpi dhe u shtri në krevat. Sinqerisht, ajo ka më pak energji sesa Jeb Bushi. Po e dyshoj këtë", deklaratë e cila ka nxitur mjaft kritika. /albeu.com/


Shtuar më 02/11/2016, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori