Nikolic: Unifikimi i shtetit shqiptar, i papranueshëm
Pëlqej
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç ka deklaruar se, një shtet i bashkuar shqiptar në Ballkan, është i papranueshëm për Serbinë e për BE-në, raporton "Blic". “Është gjë e pa pranueshme, jo vetëm për Serbinë, por edhe për BE-në gjithashtu”,-tha Nikoliç duke iu përgjigjur pyetjeve gjatë sesioni të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Duke folur për marrëdhëniet Serbi-Kroaci, presidenti u shpreh se Beogradi është i vendosur të ketë marrrëdhënie të mira me Zagrebin dhe se e kaluara duhet lënë mënjanë. “E kaluara është për të mësuar. Nuk mund të shërbejë si problem. Ne jetojmë sot dhe nesër”,-tha Presidenti serb. Ai tha se në fund të tetorit Presidenti kroat, Ivo Josipoviç do të vizitojë Beogradin dhe shpreson se kjo vizitë të jetë një shans për përmirësimin e marrëdhënieve të dy vendeve, që siç tha Nikoliç që përcakton jo vetëm marrëdhëniet mes vendeve të ish-Jugosllavisë, por të gjithë Ballkanit.

Lidhur me vendimin e qeverisë serbe për të ndaluar paradën e homoseksualëve, Nikoliç tha se, Serbia nuk duhet ndëshkuar shumë për këtë gjë. Ai shtoi se, grupet ekstreme, që kundërshtojnë paradën mund të shkaktonin trazira nëse kjo ndodhte. /albeu/
Shtuar më 04/10/2013, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori