Presidenti serb Tomislav
Nikolic udhëton sot në
Bruksel, ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të BE, mes të cilëve
presidentin e Këshillit
Europian Herman Van Rompuy, me
presidentin e Komisionit
Europian Jose Manuel Barroso, si dhe shefen e lartë për politikë të jashtme Catherine Ashton.
Sugjerimet e fundit të presidentit serb se rruga drejt BE është e ardhmja e Serbisë dhe se çdo gjë duhet të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe nëpërmjet dialogut, janë mirëpritur nga BE. Zyrtarët e BE kane theksuar se duke pasur parasysh që Këshilli
Europian ka kerkuar "përmirësim të prekshëm dhe te përhershëm te marrëdhënieve me Prishtinën", si një prioritet kyc, Nikolicit do t’i risygjerohet në
Bruksel se ky prioritet eshte i një rëndësie të madhe për të vazhduar dialogun Prishtine-Beograd. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2012,
ora 11:38