E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Nikoliç letër Putinit: Rezoluta për Srbrenicën e çon Ballkanin në luftë
Vladimit Putin dhe Tomislav Nikolic
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, i ka shkruar letër presidentit rus Vladimir Putin në të cilën shprehet se Ballkani do të jetë në prag lufte nëse miratohet rezoluta për Srebrenicën.

Sipas tij, ky dokument është instrument politik që do të dobësojë pozicionet e Serbisë si dhe do të rrezikojë rajonin.

Letra e siguruar nga "Politika", është dërguar në kohën kur po përgatitej rezoluta britanike, e cila nuk u miratua dje në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos së Rusisë.

Rezolutën e votuan dhjetë vende anëtarë të KS-së, ndërsa katër të tjera abstenuan. /albeu.com/
Shtuar më 09/07/2015, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori