Zbulohet data për finalen e Kupës së Italisë, edhe pak ditë

FIGC, Serie A dhe Qeveria e Italisë kanë marrë një vendim tejet të rëndësishëm.

Sot, në samitin që u mbajt me fillim nga ora 18:30, FIGC, Serie A dhe Qeveria e Italisë kanë marrë vendimin për rifillimin e sezonit.

Serie A do të rifillojë më 20 qershor, kurse Kupa e Italisë merr startin më 13 qershor.

Gjysmëfinalet e mbetura në këtë kompeticion do të luhen më 13 dhe 14 qershor.

Ndërkaq, ndeshja më e rëndësishme, ajo finale, është caktuar të luhet më 17 qershor.


Shtuar 28.05.2020 18:56