Nigeri, terroristët sulmojnë selinë e OKB-së
Terroristët kanë sulmuar selinë e OKB-së në kryeqytetin e Nigerisë, Abuja, ku mbetën të vrarë 18 persona, ndërkohë që mbi 60 të tjerë u plagosën.
Atentati në fjalë, dyshohet të jetë kryer me një autobombë.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon deklaroi se sulmi ishte një atentat ndaj atyre që angazhohen gjithë jetën për të ndihmuar të tjerët.
Ndërsa presidenti nigerian Goodluck Jonathan riafirmoi “angazhimin e plotë” të qeverisë së tij për të luftuar terrorizmin.

“Administrata jonë nuk do t`i kursejë përpjekjet për të cuar përgjegjësit përpara drejtësisë”, ka deklaruar Jonathan.

sulmin e djeshëm, një makinë kaloi me forcë barrikadat para zyrave të OKB-së dhe goditi recepsionin e ndërtesës para se të shpërthente. Një person i quajtur Boko Haram i ka telefonuar BBC dhe ka pranuar sulmin nga grupi i tij terrorist./albeu.com/
Shtuar më 27/08/2011, ora 09:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori