Nigeri, 12 viktima nga sulmet në kisha
Të paktën 12 persona kanë humbur jetën në sulmet ndaj dy kishave ditën e Krishtlindjeve në Nigeri. Një nga sulmet ndodhi në Kishën e Krishtit në Postikum, provinca e Yobit. Persona të armatosur sulmuan besimtarët teksa këta të fundit luteshin, duke vrarë gjashtë persona, përfshi edhe pastorin. Më pas, i vunë flakën ndërtesës.

Sulmi tjetër ndodhi në Maiduguri në shtetin Borno. Edhe këtu, u qëlluan për vdekje 6 persona. /albeu.com/
Shtuar më 26/12/2012, ora 12:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori