Nieto: Takimin me Trumpin e bëra për Meksikën dhe meksikanët
Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto, ka sqaruar takimin e tij me Donald Trump, pasi është kritikuar gjerësisht nga meksikanët e zemëruar për shkak të retorikës antimeksikane të Trumpit.

"Unë e bëra atë për Meksikën dhe meksikanët.

Duke pasur parasysh sulmet e përsëritura të Trumpit, kisha vetëm dy zgjedhje, t'ia ktheja me të njëtën monedhë, pra me fyerje, ose të kërkoja dialog.

Unë zgjodha opsionin e dytë", tha Niente gjatë një takimi me të rinj.

Që nga fillimi i fushatës së tij presidenciale, Trump në mënyrë të përsëritur u është referuar emigrantëve meksikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kriminelë dhe përdhunues. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori