Nieto: Propozimet e Trump kërcënojnë Meksikën
Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto ka deklaruar se propozimet e kandidatit republikan për president Donald Trump përbëjnë kërcënim për Meksikën.

Pena Nieto i bëri komentet një ditë pasi dy udhëheqësit u takuan në Qytetin e Meksikos:

“Pa dyshim, shumë prej propozimeve të kandidatit presidencial Trump përmbajnë kërcënim për Meksikën.

Një kërcënim real për të ardhmen dhe zhvillimet në Meksikë. Prandaj si president i këtij vendi, u ndala në këtë temë ku kemi divergjenca. Duket qartë se ata nuk e dinë sa e rëndësishme është Meksika në lidhje me fqinjin e saj, Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti Pena Nieto u kritikua gjerësisht për ftesën që i bëri zotit Trump. Ai u kritikua gjithashtu që nuk iu kundërvu më haptazi gjatë takimit të tyre lidhur me komentet e kandidatit presidencial se imigrantët meksikanë janë kriminelë, trafikantë droge dhe përdhunues si dhe zotimin e Donald Trumpit për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit me Meksikën.

Pas takimit me udhëheqësin meksikan dje, kandidati republikan Donald Trump iu kthye retorikës së ashpër ndaj imgracionit të paligjshëm, duke shuar shpresat e atyre republikanëve që prisnin një zbutje të qëndrimit të tij në këtë çështje. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2016, ora 21:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori