Nicole Kidman dhe Julia Roberts, se bashku ne nje film
Albeu.com
Dy divat e filmit dhe fitueset e shpërblimit Oscar i pranuan rolet kryesore në filmin me titull pune "Monte Carlo", i cili bazohet në hitin e madh të vitit 1953 "Si të martohesh për një milioner".Ky do të jetë filmi i parë i Julia Robertsit pas një pauze të gjatë, të cilën e bëri pas lindjes së vajzave binjake, ndërsa kjo është hera e parë që të dy aktoret bëhen bashkë në film. Filmi është një rrëfim për tri profesoresha, qëllimi i të cilave është pasuria dhe martesa, duke mos kursyer asgjë - gënjeshtrat, mashtrimet dhe imponimet. Ky është adaptim i romanit shumë të popullarizuar "Headhunters" dhe një rimejk i filmit "Si të martohesh për një milioner", në të cilin, ndër të tjera, luanin edhe aktoret Marylin Monroe dhe Betty Grable. Nicole Kidman vitin e fundit ka qenë e angazhuar në disa filma, ndërsa aktualisht është duke xhiruar një film në Australi me Hugh Jackman.
Shtuar më 13/10/2007, ora 21:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori