Ngrohja globale nxjerr sekretet e errëta të Everestit, sa kufoma alpinistësh mban fshehur ai mal
Jo të gjithë ata që e kanë provuar ja kanë arritur qëllimin për t'u ngjitur në malin Everest.

Rreth 4.800 alpinistë kanë arritur deri më tani me sukses të ngjisin malin Everest, por mbi 300 të tjerë kanë humbur jetën në tentativë për ta ngjitur shkruan albeu.com.

Si rezultat i ngrohjes globale disa akullnaja po shkrihen dhe po tregojnë anën e errët të këtij mali. Trupa të shumtë alpinistësh që kanë mbetur të varrosur nën dëborë dhe akull po zbulohen pas shkrirjes së tyre.

Sipas BBC-së trupat e zbuluar nga ana veriore kineze e malit po merren nga autoritetet për të bërë të mundur identifikimin e tyre.

“Ne hoqëm trupat e disa alpinistëve që vdiqën në vitet e fundit, por tani po paraqiten trupa të vjetër që kanë mbetur të varrosur në dëborë”, tha ish-presidenti i Shoqatës së Alpinizmit të Nepalit Ang Chering Sherpa.

Ekspertët shprehen se e gjithë kjo ka edhe një kostë që llogaritet të shkojë deri në 80.000 dollarë. Autoritetet kanë lançuar njoftime të ndryshe për të ndërgjegjësuar alpinistë të ndryshëm që përpiqen të ngjisin majën e malit Everest.
Shtuar më 01/10/2019, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori