Ngrihet flamuri afgan ne qytetin e ofensives
Albeu.com
Flamuri afgan u ngrit sot në qendër të Marxhahut, qyteti që është në zemër të operacionit të forcave afgane dhe atyre ndërkombëtare. Operacioni ku marrin pjesë rreth 15 mijë trupa synon vendosjen nën kontrollin e Kabulit zyrtar të një ...... rajoni kyç në provincën e Helmandit, rajon që ka qenë nën pushtetin e talibanëve. Në ceremoninë e ngritjes së flamurit merrnin pjesë komandantë ushtarakë britanikë e afganë si dhe qindra banorë të zonës.

Kjo është ofensiva më e madhe e forcave vendore dhe të NATO-s në Afganistan që nga ndërhyrja ushtarake në vitin 2001.
Shtuar më 25/02/2010, ora 17:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori