Ngrihen dyshime të reja! Sipas ekspertëve, COVID-19 ka dalë nga një laborator në Kinë
COVID-19 ka dalë nga një
laborator në Wuhan.
Një studim i Universitetit të Hamburgut, botuar ditën e sotme, ka nxjerrë në dritë disa fakte se koronavirusi ka dalë nga një
laborator në Wuhan.
Sipas kreut të hulumtimit Roland Wiesentanger, ky përfundim mbështetet nga numri dhe cilësia e provave që janë në dispozicion.
Wiesentanger përdori për hulumtimin e tij literaturë
shkencore, artikuj në media të shkruara dhe elektronike, si dhe komunikim personal me kolegët e tij ndërkombëtarë. Ai e pranon, megjithatë, se kjo nuk është provë
shkencore, por thjeshtë një provë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit, pas katër javësh hulumtimi, tha se ishte ende e paqartë nga vinte
virusi dhe se duheshin të dhëna të mëtejshme nga Kina.
Kreu i ekipit kompetent të Agjencisë, megjithatë, e konsideron të pamundur që
virusi të vijë nga një
laborator. Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë se SARS-CoV-2 ka ardhur ndoshta nga lakuriqët e natës. Kina, nga ana e saj, vazhdon të theksojë se
virusi mund të ishte përhapur përmes ushqimeve të ngrira.
Shtuar më 19/02/2021,
ora 16:26