Ngrihen dy akuza për terrorizëm ndaj një 14-vjeçari në Britani
Një 14 vjeçar në Britani është kthyer në fokus të policisë, prokurorisë dhe mediave, për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për terrorizëm.

Aktualisht ai është personi më i ri në të cilin bien këto akuza të rënda. Tashmë Prokuroria në Britaninë e Madhe ka ngritur dy akuza për terrorizëm ndaj një 14-vjeçari nga Blackburn-i.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve, është akuzuar për nxitje të terrorizmit në Australi, pasi ka shtyrë një person për të kryer një sulm më 25 prill, në ditën historike australiane të quajtur “Anzac”, e cila përkujton ushtarët australianë dhe të Zelandës së Re, të vrarë në luftë.

Gjithashtu, ai ka nxitur edhe një tjetër person, për të ekzekutuar dikë me prerje koke në Australi. Sipas BBC, 14-vjeçari është personi më i ri kundrejt të cilit janë ngritur akuza për terrorizëm në Britaninë e Madhe deri tani. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2015, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori