Inter pëson goditjen e madhe, Skriniar transferohet te PSG

Interi dorëzohet. Milan Skriniar do të transferohet në Ligue 1 te PSG, pas këmbënguljes se kampionëve të Francës.

Ndërhyrja e Nasser Al-Khelaifit ka dhënë efekt dhe Steven Zhang ka pranuar propozimin e PSG, që të mos e humbë me parametra zero.

Interi do të përfitojë 74 milionë euro për shitjen e Skriniar. Ai pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë e të zyrtarizohet. /h.ll/albeu.com


Shtuar 1.09.2022 08:05