Ngjarje tragjike në Angli, infermierja u vra në mes të rrugës (FOTO LAJM)

Viktima, e identifikuar si Victoria Woodhall, nënë e tre fëmijëve u ther me thikë jashtë shtëpisë së saj në fshatin Middlecliffe, South Yorkshire, Britani.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës kur banorët e izoluar në shtëpi dëgjuan ulërimat e saj.

Policia dhe ambulanca arriti menjëherë, por 31-vjeçarja u shpall e vdekur në vendngjarje. Pas tragjedisë, një banor i zonës bëri thirrje për ndihmë në rrjete sociale pasi gruaja u vra në mes të rrugës, raporton britanikja Metro.

40-vjeçari i dyshuar për vrasjen është arrestuar dhe policia po vijon hetimet për ngjarjen. Ish-bashkëshorti i Victorias, 33 vjeç tha se do të festonin 13-vjetorin e vajzës një ditë pas vdekjes.
Shtuar më 30/03/2020, ora 21:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori