Ngjarje Hollywood-iane në burgun e sigurisë së lartë të Athinës
Albeu.com
Një arratisje spektakolare ndodhi në Greqi, kur dy të burgosur, një grek dhe një shqiptar, u larguan me helikopter nga burgu i Koridalosit në Athinë. Policia greke po vazhdon përpjekjet për gjetjen dhe arrestimin e tyre si dhe të bashkëpunëtorëve.Gjithçka nisi rreth orës 18:25, sipas orës lokale, kur një helikopter u ul në oborrin e burgut të Koridalosit dhe gardianët nuk i kushtuan rëndësinë e duhur, duke menduar se ishte helikopter i policisë, për shkak të ngjyrës së bardhë dhe vijave të kaltra. Duke përfituar nga mungesa e vëmendjes, greku Vasilis Paleokostas dhe shqiptari Alket Rizaj hipën në helikopterin që ishte gati për t'u nisur dhe u larguan me shpejtësi. Sipas të dhënave të para të policisë, arratisjen e ka organizuar vëllai i Paleokostës, Nikos, i cili është aktualisht personi më i kërkuar në Greqi. Ky, bashkë me një person të dytë e morën me qera helikopterin privat dhe kur u ngrit në fluturim, kërcënuan pilotin me armë dhe granata, duke e detyruar t'i nënshtrohej planit të tyre. Pas arratisjes, helikopteri u ul pranë një varreze në pjesën
perëndimore të portit të Pireut dhe keqbërësit u larguan me dy motoçikleta, të cilat rreth orës 20:30 të mbrëmjes u gjetën diku në rrugën nacionale Athinë-Korint. Vëllezëtrit Paloekosta konsiderohen si personat më të rrezikshëm
në Greqi. Ndërsa, shqiptari Alket Rizaj, konsiderohet po kaq i rrezikshëm dhe vuante dënimin për vrasjen e një qytetari grek, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse. Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2003 dhe policia fillimisht arrestoi tre bashkëpunëtorët e
Rizajt, dy grekë dhe një ruse, ndërsa një muaj më vonë u arrestua edhe keqbërësi shqiptar. Gazeta Start
Shtuar më 05/06/2006, ora 13:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori