Ngjarje e rëndë, momenti kur makina shtyp turmën e protestuesve (VIDEO)


Pëlqej
Një ngjarje shumë e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje në Charlottesville, Virginia të SHBA-së,teksa protestuesit anti-fashistë u grumbulluan në qendër për ta kundërshtuar një tubim të supermatistëve të bardhë.

Pamjet shqetësuese shfaqin një makinë ngjyrë gri e llojit “Dodge Challenger” e cila i vërsulet me shpejtësi protestuesve por rruga e ngushtë doli të ishte vdekjeprurëse.

Makina e shtypë turmën e protestuesve.

Shoferi, i identifikuar si James Alex Fields nga Ohio, vetëm 20-vjeçar, u arrestua dhe dërgua në paraburgim nga policia dhe tani akuzohet për vrasje të shkallës së dytë për vrasjen e një gruaje 32-vjeçare. /albeu.com/

Shtuar më 13/08/2017, ora 18:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori