Ngjarja e rëndë trondit botën, vajza 21 vjeç përdhunohet në grup dhe vritet
Pëlqej
Një ngjarje tragjike ka shokuar botën.

Një studente e shkëlqyer vetëm 21 vjeç nga Afrika e Jugut u rrëmbye nga një bandë që e përdhunoi dhe e vrau me gurë.

Hannah Cornelius shkoi të conte shokun e saj, Cheslin Marsh në shtëpi kur një grup prej katër meshkujsh i shkuan me nxitim tek makina.

Nëpërmjet xhamit të hapur, ata futën dorën në makinë dhe i vunë kaçavidën në gjoks duke e kërcënuar se do e vrisnin.

Nga ana tjetër, 22-vjeçari Cheslin u kërcënua për vdekje me thikë në shpinë.

Ata i grabitën paratë e telefonin dhe e mbyllën në bagazhin e makinës.

Më pas, të katër djemtë e dërguan me detyrim për të blerë drogë të tipit metafetaminë të pastër.

Pasi tymosën drogë, e goditën Cheslin me tulla shtëpie dhe e hodhën në një banesë të braktisur, por ai ia doli të shpëtonte.

Kur shkoi të jepte me urgjencë alarmin për mikeshën, ai zbuloi se banda e kishte përdhunuar dhe i kishte hedhur një gur të madh që e la të vdekur
Shtuar më 15/10/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori