Nga shtatori mund të pini lirshëm hashash në Kanada
Pëlqej
Parlamenti i Kanadasë ka miratuar ligjin që legalizon marijuanën në të gjithë vendin.

Akti Kanabis kaloi me 52 vota pro dhe 29 kundër ditën e martë. Ky ligj kontrollon dhe rregullon mënyrën se si kjo drogë mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet.

Kanadezët do të mund të blejnë dhe konsumojnë kanabis ligjërisht duke nisur që nga muaji shtator.

Zotërimi i kanabisit u konsiderua krim për herë të parë në Kanada në vitin 1923, por që nga viti 2001 lejohet përdorimi mjekësor i marijuanës.

Në vitin 2015 mendohet se kanadezët kanë shpenzuar 6 miliardë dollarë kanadezë (4,5 miliardë dollarë amerikanë) për kanabis, pothuajse aq sa kanë shpenzuar edhe për verë.
Shtuar më 20/06/2018, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori