Nga shkurti në Frankfurt ndalohen automjetet e vjetra diesel
Gjykata Administrative në Gjermani gjykoi se është e nevojshme që nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm të ndalohet qarkullimi i automjeteve të vjetra diesel në qendër të Frankfurtit si pjesë e planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në këtë qytet.

Vendimi për kryeqendrën financiare të Gjermanisë është marrë nga Gjykata Administrative në Wiesbaden, kryeqytetin e shtetit gjerman Hessen, pas një procesi gjyqësor të inicuar nga Organizata Gjermane e Mjedisit (DUH).

Gjykata theksoi nevojën për ndalimin e automjeteve diezel me emetim Euro-4 dhe më poshtë, si dhe automjetet benzinë të standardeve Euro-1 dhe 2.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur, automjetet me motor diesel të standardit Euro-5 do të ndalohen nga muaji shtator i vitit të ardhshëm, shkruan atsh.

Në rast të hyrjes në fuqi, thuhet se vendimi do të përfshijë një të katërtën e automjeteve të regjistruara në Frankfurt dhe një numër të madh punonjësish të rrethinës së qytetit që udhëtojnë në punë me automjete. Më herët, ndalesa ndaj disa automjeteve diesel janë kryer edhe në Hamburg dhe Shtutgart.
Shtuar më 09/09/2018, ora 23:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori