Dikur shiste trupin sot kandidon për kryebashkiake, gruaja premton transparencë totale (FOTO LAJM)

Lisa Leëis është një 38 vjeccare e cila ka vendosur t'i përkushtohet totalisht politikës madje të kandidojë dhe për kryebashkiake.

Fillimisht ajo ka punuar si punonjëse për të rritur, më pas si spikere që lexonte lajmet me gjoksin jashtë, e tek një organizatore dasmash, ndërsa tani synon të bëhet kryebashkiake e Hamiltonit, në Zelandën e Re.

Dikur ajo vraponte e veshur me bikini në fushat e regbisë, ndërsa sot ka ëndërr të ngjitet në karrigen e kryebashkiakes.

Ajo kandidoi edhe në vitin 2010 për qytetin e 3-të më të madh në Zelandën e Re dhe mori më pak se 12 mijë vota se fituesja e atëhershme Julie Hardaker.

Këtë radhë ajo duket më afër ëndrrës së saj.

Leëis është shprehur:

“Në 2010-ën nuk u përpoqa sa duhej. Isha e re dhe e papjekur. Në moshën 30-vjeçare më dukej vetja shumë e re për t’u bërë kryetare bashkie, ndërsa tani që jam 38 jam pjekur shumë dhe kamë mësuar nga eksperiencat e mia në jetë, përfshirë këtu edhe ato më të çmendurat.”
Shtuar më 17/09/2019, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori