Rrjetit nuk i shpëton detaji! Mozzik zbulon ish të dashurat në këngën e re, për “inat” të Loredanës (VIDEO)

Me siguri keni qenë duke kërkuar ndonjë detaji në këngën e re të Mozzik për ta lidhur me Loredanën. Pas postimeve të tij të fundit në rrjetet sociale, ishte e pritshme diçka e tillë. Dhe nuk ka munguar.

Fansat kanë vënë re se në një moment në videoklip shkruhet:

“Ish-të dashurat e Mozzik: Djellza, Erza, Blerta”.

Çfarë ju kujtojnë këto emra?

Në bashkëpunimin me Yll Limanin, të publikuar 6 muaj më parë, në një ndër vargjet e këngës, Loredana thotë:

“Kto fore unë moti i kuptova. Lëshoja ti Djellzës, Erzës ose edhe Blertës”.

Po ashtu përmes një veshje nga klipi duket se reperi ka dërguar një mesazh të koduar. Ai ka veshur një kostum si të Johnny Depp nga gjyqi i tij me Amber Heard. Kujtojmë se Depp paditi Heard për prishje imazhi dhe shpifje në një artikull ku shkruante se ishte viktimë e dhunës. Në fund Depp u shpall i pafajshëm dhe e fitoi gjyqin ndaj ish-partneres.