“Ai është një nga mesfushorët më të fortë në Serie A”, gazetari beson në transferimin e Milinkoviç-Savic te Juventusi

Transferimi i Sergei Milinkovic-Savic te Juventus mund të ndodhë në 2 merkatot e ardhshme, janar ose verë. Lojtari aktualisht është në fazën më të rëndësishme të karrierës së tij.

Mesfushori ka qenë një nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij në Evropë gjatë sezoneve të fundit dhe ka shkëlqyer te Lazio. Kontrata aktuale e Serbit skadon në fund të këtij sezoni dhe klubi torinez shpreson ta marrë atë dhe ta përdorë së bashku me Dushan Vlahovic.

Gazetari italian Alessandro Alberti flet për transferimin e mundshëm të mefsuhorit te Juventusi.

“Ai është padyshim një nga mesfushorët më të fortë në Serie A, ata kanë folur për këtë për shumë vite, mendoj se vitin e ardhshëm ai ka të gjitha shanset për të qenë në Torino. Milenkovic-Savic do të forcojë mesfushën e Juventusit. Do të shohim se çfarë do të ndodhë me Rabiot, por Milinkovic-Savic dhe me rikthimin e Pogba, mesfusha e Juventusit do të jetë më e fortë”.

Tani Sergei Milinkovic-Savic ndodhet në Katar me kombëtaren serbe, së bashku me Dushan Vlahovic dhe Filip Kostic. /G.D albeu.com/