Nga një shaka përfundoi në koma (FOTO LAJM)

Një i ri 13 vjeçar ka mbetur në gjendje kome për shkak të goditjeve që mori si rezultat i një shakaje në shkollë.
Tommy Allery është filmuar duke u goditur nga disa miq të tij të shkollës në Hertfordshire.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamjet gjatë goditjeve ku duket Tommy kishte duart në xhepa dhe nuk kishte mundësi të mbrohej e si rezultat i kësaj ai është alivanosur.

U deshën 30 minuta që një ambulancë të vijë për të marrë atë, pasi incidenti është cilësuar si “jo-urgjent”, e pastaj Tommy u dërgua në spitalin e përgjithshëm në Watford.

Tommy, i cili kishte nevojë për karrocë ushqehej përmes një tubi në spital, ndërsa ai nuk do të ketë mundësi më që të vozisë, të fluturojë apo të argëtohet duke luajtur sportin e tij të preferuar.

“Unë vetëm plasa lot kur e pashë atë në dhomën e shërimit dhe nuk kisha mundësi të bëja asgjë”, ka thënë babai i Tommy, John.

“Nëna e tij i qëndroi në krah gjatë gjithë kohës, nuk e di si e bëri këtë por ajo është shumë e fortë”, ka treguar ai.

Pasi u zhvendos në Great Ormond, Tommy kishte 5 operacione dhe u shpall i vdekur 2 herë.

Shkolla kanë mohuar faktin se rasti nuk është marrë seriozisht nga ana e tyre, por ata e cilësuan incidentin më shumë si grindje sesa si rrahje.

Sulmuesi i Tommy, identiteti i të cilit nuk është zbuluar për arsye ligjore e ka pranuar fajin në gjyqin e të rinjëve në St Albans./Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori